Sali Berisha kujton betimin e tij para demokratëve dhe shigjeton ambasadoren amerikane
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë më në Kuvendin e ri në shtator.
Pas këtij ultimatumi nga kryediplomatja amerikane, Berisha ka publikuar sot një pjesë të fjalimit të tij, të mbajtur disa viteve më parë, gjatë një aktiviteti për 25-vjetorin e Partisë Demokratike.
“Sikur 1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush. Sikur vetëm njëri të mbeti, do të jem njëri prej jush. Rroftë PD, Zoti i bekoftë demokratët!”, thotë Berisha në fjalimin e tij.
Publikimi i këtij mesazhi nga ish-kryeministri Berisha është një shigjetë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Por nuk dihet akoma reagimi amerikan që pritet të vijë së shpejti për Berishën.
Amerikanët zakonisht nuk nguten, pasi siç thotë populli e kapin lepurin me qerre, ndonëse Berisha nuk është “lepur”. Por edhe për luanët ata kanë kafazë të mëdhenjë prej hekuri.
Ndërkohë Lulzim Basha akoma nuk është shprehur publikisht rreth kërkesës amerikane. Ai duhet të thotë para publikut dhe demokratëve: Ose do ta largojë Berishën ose nuk do të dëgjojë Amerikanët!
KOHA JONË SONDAZH

