Yuri Kim komenton vizitën e Escobar në Tiranë: SHBA kërkon luftë kundër korrupsionit!

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së Ndihmëssekretarit të Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar ditën e djeshme në Shqipëri.

Diplomatja amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale thekson sërish se lufta kundër korrupsionit është angazhimi më i madh i SHBA-së për Shqipërinë.

Mesazhi i plotë i Yuri Kim:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës së tij në Tiranë ditën e djeshme, Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar falenderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe riafirmoi dhe njëherë mbështetjen amerikane në integrimin europian. Ai nënvizoi se SHBA ka fokus në luftën kundër korrupsionit dhe atyre që tentojnë të minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi besimplotë dhe shpresojmë që të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve, të rrisim kapacitetet tona në fushën e sigurisë, si anëtarë të NATO-s. Të krijojmë më shumë mundësi për shkëmbime tregtare dhe investime, të punojmë sëbashku drejt integrimit rajonal si dhe sfidave globale, si pjesë e anëtarësisë së Këshillit të Sigurisë në OKB.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?