Yuri Kim mesazh për krerët e partive: Pranoni gjykimin kur të përfundojë numërimi
Pas mbylljes së procesit të votimit, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u bëri thirrje krerëve të partive që të pranojnë gjykimin kur të përfundojë numërimi.
”Votuesit shqiptarë dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi”,-shkruan Kim.
KOHA JONË SONDAZH

