Yuri Kim ngre dolli me raki në Vuno: Si shumica e shqiptarëve, po pushoj dhe unë këto ditë
Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.
Ndërsa në Tiranë ende zien politika për deklaratat e saj të fundit lidhur me ultimatumin për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ri, Yuri Kim ka vendosur të shkëputet disa ditë për të marrë energji të reja dhe ndalesa e radhës ka qenë fshati turistik, Vunoi.
Në disa foto që ka postuar në Instagram, ambasadorja shihet me disa banorë të zonës, të cilët i kanë ngritur një dolli me raki me kryediplomaten amerikane.
View this post on Instagram