Yuri Kim: Ngrini Gjykatën Kushtetuese brenda 31 dhjetorit

Diplomatja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim deklaron se vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ditën e enjte tregoi gatishmërinë  për bashkëpunim për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja shprehet se pas vendimit të KED, institucionet duhet të shpejtojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, brenda datës 31 dhjetor.

Mbledhja e djeshme e KED tregoi bashkëpunimin e tij. Presidenca dhe Parlamenti duhet të veprojë me shpejtësi në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo do jetë një hap më tej për ngritjen e Gjykarës Kushtetuese brenda 31 dhjetorit. Palët duhet të veprojnë me urgjencë.” KED dje miratoi listën me 3 anëtarë që do t’i dërgohet Presidentit dhe më pas Kuvendit“,- deklaron Kim në një postim në Twitter.

Mëngjesin e sotëm, Presidenca ka njoftuar për procedurat lidhur me emërimin e gjyqtarëve. Presidenti Ilir Meta njofton se më 4 dhjetor do hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Presidenti po ashtu shprehet se transparenca është parimi kryesor ku mbështeten dhe shton se hedhja e shortit do jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik.

Presidenca ka ftuar që në procesin e hedhjes së shortit të jenë të pranishëm gjithë institucionet që janë pjesë e reformës në drejtësi dhe institucionet që e monitorojnë atë.

SHKARKO APP