Yuri Kim pret ish-agjentin e FBI-së, tashmë këshilltari i ri i BKH-së në Shqipëri

Në Shqipëri ka mbërritur ish-agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së, Steve Butler, i cili tashmë do të jetë këshilltari i ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip.

”Për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”,-thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

SHKARKO APP