Yuri Kim pret Kryemadhin. Kryetarja e LSI, gazetarëve: Filmoni njerëzit që nuk kanë bukë të hanë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbërritur në Elbasan ku pritet që takohet më ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim.
Kryemadhi është shprehur se ky takim është “thjesht një kafe”, dhe u është drejtuar gazetarëve që të filmojnë njerëzit që nuk kanë bukë të hanë dhe jo këtë takim.
“Gjithë kjo pritje madhështore (u drejtohet gazetarëve), mirë do ishte që të filmonit këta njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, sesa të na filmonit ne që hyjmë kafe në pushim. Po të kisha takim e bëja në Tiranë në zyrë. Pse Elbasani? Ka nevojë për pushim ambasadorja“, tha Kryemadhi.
Ambasadorja Yuri Kim u takua më herët me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ndërkohë që Balla është drejtuesi politik i PS-së në këtë qark dhe Bardhi i PD-së.