Yuri Kim takim me Hajdarin dhe Gjonin: Të angazhuar në procesin demokratik
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për angazhimin në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament. Në rrjetin social “Facebook” Ambasada Amerikane shkruan se zbatimi i reformës zgjedhore është thelbësore për të forcuar demokracinë.
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament. Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj”, shkruhet në statusin e Ambasadës amerikane.