Yuri Kim: Udhëzime të qarta nga Uashingtoni, shqiptarët duhet të ngrenë zërin
“Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara”. Ky është mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me situatën politike në vend.
Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale pjesë nga intervista e ambasadores Yuri Kim dhënë për televizionin A2.
“Qytetarët shqiptare duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit”, shprehet diplomatja amerikane .
Ambasadorja amerikane pritet të flasë për ngërçin e politikës shqiptare për reformën zgjedhore, për mos finalizimin e paktit të 5 qershorit të arritur nga Këshilli Politik. Intervista e plotë do të transmentohet në darkë.
Përsa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara". Sonte në A2, ora 21:00, intervista e Ambasadores Yuri Kim me Blendi Salaj mbi situatën aktuale në Shqipëri & më shumë. pic.twitter.com/TgLkuGOCwi
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 19, 2020