Zaev bën apel opozitës: Kurrë nuk dola kundër integrimit të vendit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë shembullin e tij për t’i dhënë një mesazh të qartë opozitës shqiptare, se në asnjë rast nuk duhet të cënojë të ardhmen integruese të vendit në Bashkimin Europian.

”Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vjetësh”,-tha ai, ”janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opzoitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të kenë zgjidhje”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?