Zagani dhe azilantët ”zbritën” në shesh: Akuza ndaj qeverisë (VIDEO)

Në protestën e opozitës, krah mesazheve të politikanëve për rrëzimin e qeverisë, thirrje të forta u dhanë edhe nga azilantët shqiptarë në Francë dhe nga ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani. Ai ka qenë ndër të parët që ka denoncuar grupin Habilaj për trafik droge dhe lidhjet e ish-Ministrit Tahiri me ta.

Nga Zvicra ku ka fituar azil politik, ai iu drejtua protestuesve përmes një videomesazhi që u shfaq në ledwoll-in e vendosur në podiumin e ngritur para Kryeministrisë. Largimin nga Shqipëria e argumentoi me faktin se është kërcënuar.

”Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur para 20 vitesh kur nisa punë si oficer policie. Prej tre vitesh në mënyrë të pandërprerë jam në arrati. Sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme, jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjet, nga trafikantë droge në policinë e shtetit të lidhur me eprorët e tyre. Unë u bëj thirrje kolegëve të mi në policinë e shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajo të denoncojnë lidhjet e krimit me policinë, kushdo qofshin ato. Kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë. Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një video e gjendjes së rëndë të 70 familje shqiptare që kërkojnë azil në një kamp në Lion të Francës, u shfaq në ledwoll-in në podiumin para Kryeministrisë, duke treguar gjendjen e rëndë që përballën shqiptarët në rrugët e Europës, pasi ikin për një jetë më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ja pra këtu janë çadrat ku jetojnë shqiptarët, por nuk dalin me dhënë intervista sepse u vjen zor. Kjo është gjendja e shqiptarëve që kanë ikur prej mjerimit në Shqipëri. Janë mbi 70 familje që janë vendosur këtu, në këtë zonë. Mbi 250 persona jetojnë këtu. Ja flasim nga afër me këtë zonjë. Ja ta shohin pushtetarët, shteti shqiptar ku janë katandisur shqiptarët, populli shqiptar. Ekonomia përtokë”.

Disa momente të video-s, tregonin edhe një zonjë e cila tha me zë të lartë pse iku nga Shqipëria, e që kryesorja është ekonomia. Ajo tregoi se aty gjendet në kushte të vështira, dhe kanë mbetur edhe pa bukë.

”Probleme ekonomike. As punë as përkrahje sociale nuk marrim. Nga e keqja morëm rrugët për këtu në azil. Lamë vendin dhe siç e shihni jemi mos më keq. Jemi pa bukë. Na kanë marrë me urgjenca na kanë çuar në spitale. Këtu jemi në vështirësi shumë të mëdha”,-u shpreh ajo.

R.Shtylla

https://www.facebook.com/kohajone/videos/772382772951262/

https://www.facebook.com/kohajone/videos/772384092951130/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?