Zalla: Jam krenar, Shqipëria tregoi se futbolli është lojë kolektive
Kombëtarja kuqezi është në Euro 2024. Gazetari Lirim Zalla thotë se është krenar me këtë kombëtare, për shkak të kësaj arritje të madhe. Ai nuk la pa përmendur trajnerin Sylvinho, apo edhe mbrojtësin Gjimshti.
“Sylvinho? Edhe në konferencë, është i mirë (Qesh). Mundohet gjithmonë të gjejë një të mesme. Është vetë tipi i atij, është shumë modest. Krijon situata që e dërgojnë diçka aty ku dëshiron. Kjo është lojë kolektive. Portieri i Kombëtares së Polonisë, Szczezny u dorëzua para nesh.
Asani është i jashtëzakonshëm. Për mua në kombëtare janë të gjithë shqiptarët. Le të mbarojmë edhe ndeshjen e fundit dhe të bëjmë një analizë. Sot të gjithë janë me kombëtaren dhe tek Kombëtarja. Gjimshiti është i durueshëm. Atalanta me një padrejtësi u eliminua nga PSG para dy vitesh. Ishte titullar dhe më i miri. Ja ku është sot, është lideri i skuadrës. Është djalosh fantastik. Jam krenar, ne po shkojmë në Gjermani”,-tha ai.