Zani Çaushi do të dijë sa vite ka qëndruar në burg
Myrteza Çaushi, ish kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, i njohur edhe si Zani Çaushi kërkon të dijë saktë sa kohë ka qëndruar në burg.
Avokati Arben Lena përmes një prononcimi për median kërkoi të sqaronte se kërkesa e klientit të tij nuk është liria por llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit.
“Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh percaktimin ligjor. Ne kemi bërë llogaritje tona dhe i jemi drejtuar gjykates me kërkesë për të pasqyruar saktë kohen e vuajtjes së dënimit.
Pas llogaritjes se kohes se sakte te vuajtjes se denimit, do te vazhdojme procedurat ligjore duke kerkuar edhe lirimin me kusht.
Përmes avokatit, Çaushi ka depozituar më datë 29 Shtator në Gjykatë një kërkesë ku kërkon përllogaritjen e saktë të viteve të burgut që ka bërë.
Ai kërkon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.
Çaushi pretendon se ka kryer në total 31 vite burg, dhe jo 25 siç i llogariten.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 për në sërë krimesh dhe pretendon lirinë me kushte pasi ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit sic parashikon ligji i kohës. /Ora News