Zani Çaushi në gjykatë, avokati: Ekziston mundësia e lirimit me kusht

I dënuari me burgim të përjetshëm, Zani Çaushi u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Korçës me masa të forta sigurie. Ai përmes avokatit ka kërkuar përllogaritjen e plotë të viteve të dënimit që nga momenti i arrestimit, përfshirë kohën e paraburgimit. Në seancë ishin prezent Gjyqtari Ervin Sula, prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Çaushit, Arben Lena. Shtyrja e seancës u bë pas mungesës së drejtorit të Burgut të Drenovës. Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 tetor në orën 10:00.

“Pyetja juaj është logjikë por nga ana juridike edhe për të burgosurin me burgim të përjeshtëm ekziston mundësia e lirimit me kusht. Me kodin e vjetër me të cilin i dënuari Çaushi ka qenë 25 vjeç dhe me kodin e ri është 35-vjeç. Pra, përderisa mundësia e lirimit me kusht për të dënuarin ekziston normalisht logaritja e vuajtjes së dënimit edhe për të burgosurit me burgim të përjetshëm duhet të ekzistojë dhe të jetë e saktë. Në seancën e sotme mungonte përfaqësuesi i IEVP dhe u çel gjykimi ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Çaushin, por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që Ministria të krijojë një aplikacion për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është edhe eksperiencë edhe nga vendet e tjera”, tha avokati.

Nga ana tjetër, ai tha se klienti i tij pretendon se ka vuajtur 35 vite heqje lirie dhe jo 25 siç pretendoj burgu, por nuk konfirmoi nëse i dënuari me burg të përjetshëm do të kërkojë lirimin, çështja kërkon interpretim ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?