Zaranika, frika që mban zgjuar banorët e Elbasanit

Zaranika, përroi që përshkon qytetin e Elbasanit është nga ata përrenj që në stinën e dimrit shkakton situata të rënda me përmbytjet e disa lagjeve. Gjendja e tij sot është skandaloze por bashkia thotë se priten fonde për investimin në të.

5.2 kilometra i gjatë nga diga në veri të Elbasanit deri në grykëderdhjen Shkumbin. Është Zaranika, me shtrat zgavrash dhe meremetime skandaloze. Në të dy anët përroit shtrihen disa lagje të qytetit. Shumë pallate dhe banesa me themelet ngjitur.

Çdo vit aty shpenzohen qindra milionë lekë. Por sapo ndreqet një zgavër hapet një tjetër më e madhe. Me ardhjen e dimrit banorët përfshihen në panik. Nëse përroi del nga shtrati i gjithë qyteti përmbytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak vite më parë përroi i Zaranikës kaloi nën administrimin e bashkisë. Studimet për zgjidhjen e problemit kanë kohë që janë dorëzuar. Vetëm për digën nevojiten të paktën 5-6 milionë euro. Edhe këtë dimër elbasanasve, sidomos të kësaj ane, do t’u duhet të kalojnë netë pa gjumë nga frika se mos përfundojnë në lumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?