Zbardhen deklarimet e Alda Klosit në ILDKPI. Nuk ka deklaruar para cash

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt deri në 23 gusht të vitit 2022, nuk ka deklaruar në ILDKP, shumat e parave që pastruesja Rozeta Dobi ka deklaruar se i ka vjedhur në banesën e saj.

Në gusht të vitit të kaluar, Klosi ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e fundit dhe të plotë të pasurisë, si detyrim ligjor para emërimit në funksionin e drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, e drejtuar nga Arben Ahmetaj.

Ajo nuk ka deklaruar shuma parash në banesë dhe as bizhuteri. Nga ana tjetër, Alda Klosi ka denoncuar pastruesen Rozeta Dobi se i ka vjedhur 120 mijë euro dhe bizhuteri në banesë. Në deklaratën e fundit të pasurisë Alda Klosi nuk ka deklaruar asnjë lekë cash.

Në vitin 2017 Klosi ka deklaruar vetëm një pasuri të paluajtshme, apartament 72 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi, blerë për 31.375 euro. Ndërsa në vitin 2020 ka deklaruar blerjen e një makine të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013, deklaruar në vlerën 4.8 milionë lekë të vjetra.

14038D162_Redacted

14038D172_Redacted

14038D182_Redacted

14038D192_Redacted

14038D202_Redacted-1

Alda-Klosi-PL22-1

Alda-Klosi-PV21-1

SHKARKO APP