Zbardhen detaje, ja ku dhe si u ngarkua me 4 ton kanabis jahti me flamur amerikan /FOTO
Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me sasinë prej 4 tonësh kanabis të kapur nga policia italiane dhe Guardia Di Financa. Burime nga grupi hetimor thanë se lënda narkotike është ngarkuar në një zonë mes Lezhës dhe Shkodrës.
Është e vërtetë që jahti me flamurin amerikan nuk është futur në ujërat tona territoriale, por kanabisi është transportuar me gomone nga brigjet e Lezhës dhe Shkodrës dhe më pas është kaluar në ujërat ndërkombëtare, ku edhe është ngarkuar skafi.
Po ashtu mësohet se, Policia italiane ende nuk i ka dhënë informacione të sakta policisë shqiptare në lidhje me identitetin e plotë të tre personave të arrestuar në jahtin me flamur amerikan, ku gjate natës rreth 4.3 ton kanabis.
Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se lënda narkotike është transportuar me skaf nga brigjet e detit në zonën mes Lezhës dhe Shkodrës dhe me pas ajo është ngarkuar ne bordin e jahtit, në ujëra ndërkombëtare, shkruan SYRI.net.
Por çfarë tha mëngjesin e sotëm policia shqiptare?
Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane. Sekuestrohet nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.
Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A. (Delaware)
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.
Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.
F.M, E.V, dhe E.M.
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.






