Zbardhen detaje nga vrasja e 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës, ja si u qëllua Alban Kaloshi

Policia e Dibrës ka zbardhur vrasjen e Slban Kaloshit, 42-vjeçarit që u la në Urgjencën e Dibrës nga dy persona të panjohur.

Njeri nga autorët është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë së Dibrës, Viktori Elezi, 37 vjeç ndërsa një person tjetër, Veli Titini, u arrestua si përkrahë.

42-vjeçari Alban Kaloshi, i njohur ndryshe si Gëzim Kaloshi, me banim në fshatin Blliçe të Dibrës, u vra në rrethana të mistershme, ende pa zbardhur e premtja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e mbrëmjes, Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër është vetëdorëzuar në komisariat duke pranuar vrasjen, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia. Nga deklarimet paraprake të Elezit, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kufomën e 42-vjeçarit, rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm, dy persona të paidentifikuar e çuan në urgjencën e spitalit të Dibrës, duke u larguar pa u identifikuar. Nga këqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko-ligjor, rezulton që Kalosh të jetë goditur me një plumb në kraharor.

Lidhur me ekzekutimin e Kaloshit, pronari i një pike bastesh në Dibër, policia bën me dije se ka shoqëruar edhe disa persona, të dyshuar se kanë djeni në lidhje me ngjarjen.

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, njoftojnë burime zyrtare, pa dhënë detaje të mëtejshme lidhur me vrasjen duke argumentuar se kemi të bëjmë me një çështje nën hetim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?