Zbardhen detaje për zhdukjen e biznesmenit italian. Eshtrat e gjetura do të ekzaminohen në Itali

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Sipas News24 në makinën e gjetur të djegur në zonën e Gjegjanit, brenda saj kishte eshtra dhe janë gjetur disa sende personale, një orë dhe një celular.

Biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Burimet konfirmojmë se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në Veri të Shqipërisë.

Ndërkohë mësohet po ashtu se eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin.

Kush është Davide Pecorelli

Davide Pecorelli, i cili zotëron një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.

Mësohet se ai është një sipërmarrës ku përtej hotelerisë ka investuar edhe në sektorin e estetikës, ku ka hapur disa parukeri në Milano. Ndër të tjera thuhet se Pekoreli ka investuar dhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një shqiptare.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim. Policia ka njoftuar familjarët e tij duke kërkuar të dhëna plotësuese.

Ai mbërriti në Rinas në 7 janar, dhe mandej mori me qira një automjet tip “Skoda”, por fati i tij mbetet ende mister.

SHKARKO APP