Zbardhen detajet për vrasjen në Durrës

Policia ka zbardhur vrasjen në Flllakë, të ndodhur ditën e sotme, ku një person u vra në një atentat pranë shtëpisë.

Sipas Policisë, viktima është Xhevahir Brasha, 42 vjeç me origjinë nga Hasi dhe banues në Fllakë të Durrësit.

Policia thotë se Brasha u qëllua nga persona të paidentifikuar me dy plumba në trup. Po kështu, sipas policisë, ai u gjet i gjallë nga familjarët, por ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, raporton Panoram.

“Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: Xhevahir Brasha 42 vjeç.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, shkruan deklarata e Policisë.

Njoftimi i Policisë

 

Nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi:

 Më datë 10.02.2016, rreth orës 19:30, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Fllakë është qëlluar dhe vrarë  me armë zjarri automatik, në automjetin tij me targa AA 295 LA, shtetasi:

Xh.B. 42 vjeç.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

13 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62mm dhe

 automjeti tip Benz me targa AA 295 LA.

 Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’ parashikuar në nenet 78 dhe 278/4 të Kodit Penal.

SHKARKO APP