Zbardhen diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD, Paloka: Fushata të jetë l*ftë, jo në kuptimin figurativ

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili do të jetë edhe në krye të fushatës zgjedhore në 2025, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar prezantoi udhëzimin e shpërndarë tek degët për modalitetin e bashkimit në një front të vetëm. Udhëzimi orienton degët për të qenë në komunikim me cdo demokrat të pakënaqur ose që ka qenë pjesë e strukturave paralele. Një model të ngjashëm, Partia Demokratike e ka patur edhe në vitin 2004, kur u bashkua me PDR-në e kohës

Apollon Baçe: Cili ishte propozimi i PD , lista të hapura apo të mbyllura?

Osman Stafa: Do e pranoni sfidën që të jeni poshtë në listë?

Flamur Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e kryetarit të PD-së. Neni 46 pika 2 e statutit thotë që Kryetari mund të ngrejë ekipe ndihmëse.

I pyetur nga një anëtare përse Alizoti nuk është më drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se është respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë. Kurse Edi Paloka i përgjigjet Osman Stafës: ”Nëse Rama na i vjedh sërish zgjedhjet, nuk do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia është tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për të marrë një mandat. Nëse na i vjedhin prapë, jemi ne që ua kemi vjedhur demokratëve. Ta shohim këtë si betejë për jetë a vdekje. Fushata të jetë luftë, jo në kuptimin figurativ”.

SHKARKO APP