Zbardhen përgjimet për krahun e djathtë të Emiljano Shullazit: Noj gja serioze ku ke punu ti?

Nëse për Emiljano Shullazin u deklarua se prej kohësh nuk përdorte telefon, përgjimit të bisedave telefonike nuk i ka shpëtuar miku i tij i ngushtë, Gilmando Dani, edhe ky në burg për gjobëvënie dhe kanosje.

‘Shqiptarja.com’ ka publikuar sot përgjimet e bisedave telefonike të Gilmando Danit, të cilat janë në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në transkriptin e bisedave flitet për një person të quajtur Zamir, pa u saktësuar se kush është.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjimet

Swiss Digital Mobile Reklama

+964: He Mando

+272: Hë mo ça je tu bo

+964: Hë lale

+272: Hë çkemi

+964: Mirë mo lal

+272: Hë dëgjon ça bëhet?

+964: Hiç me lal, Zamiri deshi me ardh

+272: Nuk e njof ik se folim nga afër

+272: Hë mo ça je tu bo?

+964: Hiç mirë

+272: Nga je?

+964: Po mor gocën këtu te shkolla në Sauk edhe..

+272: E mirë, do vijë ai shoku?

+964: Po do vijë, po vij edhe unë poshtë

+272: Mirë ti po, po vijë ai shoku, shoku?

+964: Po, do shkoj t’i takoj unë?

+272: E mir kur do vish ti këtej njëherë se do me të taku edhe Gysi?

+964: Po ja të mbaroj punë e do vij poshtë, do takoj ato shokët te ‘21’, pastaj do kthehem te ju direkt.

+272: Ok po mos u vuno se është edhe Gysi, punë një ore vjen edhe Gysi këndej.

+964: Jo me Gysin do ta lejmë nesër se punë një ore do shkoj të rri atje unë, do i themi Gysit në telefon ta lej për nesër.

+272: Ik, hajd se flasim.

+272: O vlla, ça bane?

+964: Mirë ça bane ti?

+272: Me ta ba një pyetje kshu kot, ose a ka noj gja ty ku ke punu ti apo si?

+964: Ëhë, ëhë.

+272: Noj gja serioze?

+964: Jam rrugës, jam rrugës..

+272: E mir, a noj gja serioze s’po kshu?

+964: Em duket se po…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?