Zbardhen të tjera detaje nga vrasja në Tiranë. Identifikohet autori?

Policia ka një emër tashmë për autorin e dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të viktimës. Për këtë arsye, policia ka sekuestruar aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.

Mësohet se autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D. Mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur. Kjo ka bërë që të shtohen më shumë dyshimet mbi këtë person, bëri me dije News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vilson (Tafçiu) Noka 28 vjeç ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një bar buzë rrugës kryesore në Unazë të Re (Astir) kur u thirr nga një person ende i paidentifikuar. Ai doli jashtë bashkë me personin në fjalë dhe pak minuta më pas u qëllua me 3 plumba pistolete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me psitoletë në rrugicën e errët anash lokalit.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës. Po kaq ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne Ndokën si dhe të persona të tjere që ishin në lokal. ABC News raporton se nuk ka qenë një konflikt i çastit, por një vrasje e mirorganizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?