Zbardhet deklarata e polices: E largova kapsollen me dorë
Zbardhet dëshmia e efektives 24-vjeçare Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së të enjtes para parlamentit.
Sipas deklaratës së dhënë për Prokurorinë, Ina ka deklaruar se një kapsolle erdhi në drejtim të saj gjatë tensionimit të protestës. Fillimisht i ra në supin e djathtë. Ajoi ka tentuar t’a largojë me dorë, por i ka shpërthyer.
Për pasojë, efektivja humbi gishtin e madh të dorës së djathtë, si dhe pësoi dëmtime edhe në dorën tjetër dhe në pjesën e qafës.
KOHA JONË SONDAZH

