Zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan: “E kishte mbushur kupën”
I moshuari telefonon djalin: Kam vrarë nënën tënde.
Grupi hetimor ka bërë me dije se 73 vjeçari që vrau gruan me sëpatë ka pranuar ngjarjen. Gjatë marrjes në pyetje ai është shprehur se gruaja e kishte mbushur kupën, ndaj e vrau.
Më tej ai ka vijuar sërish me akuza ndaj të ndjerës duke thënë përpara policisë se gruaja e kishte tradhetuar gjithë jetën.
Sherri mes tyre gjatë mbrëmjes së djeshme ka filluar pasi bashkëshortja kishte filluar t’i kërkonte llogari. Në ato çaste ai është nervozuar dhe ka marrë sëpatën duke qëlluar në kokë bashkëjetuesen Shazivare Merja (Dervishi), 68 vjeçe.
Çifti kishte marrë një banesë me qira në Golem, për të kaluar pushimet.
KOHA JONË SONDAZH

