Zbardhet dëshmia e ish-kryetarit të PS, Nikolin Huba: “Sa dola nga kafja, dy persona më qëlluan”
Nikolin Huba, personi që shikoni dhe në foto, ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Shkodër, shkruan newsbomb.al. Ai ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Në dëshminë paraprake para grupit të hetuesve, Nikolin Huba ka thënë se sapo ka dalë nga një kafene në zonë, i janë afruar dy persona me motor, me skafandara në kokë, dhe e kanë qëlluar paparalajmërim. 54 vjeçari thotë se nuk ka konflikte.
“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, është shprehur ish-kryetari i PS në Vaun e Dejës.