Zbardhet dëshmia e taksistit: Eurot i kisha për shkollën e vajzës, më mbajtën peng deri në 02:00

Ndalesa në një lokal në Katund të Ri të Elbasanit, rezultoi i gabuar për një taksist.

Aty ai u grabit dhe mbajt peng nga përgjegjesi i lokalit dhe një mik i tij të cilët i morën 2 mijë euro dhe e mbajtën peng për disa orë të mos tregonte.

Taksisti ka thënë se është mbajtur deri në orën 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, 4 shtator, ndërsa paratë i kishte për të paguar shkollën e vajzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më kanë mbajtur deri në 2 të natës peng, deri sa gjeta mundësi të lajmëroja policinë. 2000 euro më kanë marrë do paguaja shkollen e gocës”, është shprehur taksisti që rezulton kushëri i gjyqtares Zamira Vyshka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se ka arritur të dokumentojë vjedhjen me pengmarrje dhe ka cuar në pranga katër persona.

Në pranga përfunduan Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç u arrestuan për për vjedhje me dhunë dhe  heqje të paligjshme të lirisë.

Gjithëashtu u arrestuan edhe dy kamarierë të lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Këta të fundit sipas Policisë gënjyen në dëshmitë e para për ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?