Zbardhet drafti/3-7 vite burg për të fortët që nuk “lirojnë” pasurinë

Ankandet shtetërore për shitjen e pasurive të konfiskuara nga krimi, kanë dështuar pasi të fortët që i kishin në pronësi ose të afërm të tyre, intimidojnë çdo blerës të mundshëm. Për të shmangur “qarkullimin” e tyre rrotull pronave të konfiskuara me vendim gjykate, qeveria propozon burg nga 3-7 vjet. Ndërhyrja parashikohet në nenin 287 të kodit penal, si pjesë e paketës të ndryshimeve të ligjore anti-KÇK.

Pjesë e paketës së zbardhur nga ”A2Cnn”, është dhe kodi i procedurës penale. Në një dispozitë kalimtare që parashikohet t’i shtohet ligjit, i cili kërkon minimalisht 84 vota për t’u miratuar, sqarohet se të gjitha provat materiale për të cilat gjykata mund të ketë harruar të shprehet kur ka dhënë vendimin për veprën penale, i kalojnë shtetit. Kryesisht bëhet fjalë për makina apo sende të tjera personale në pronësi të individëve kur arrestohen.

Janë 6 ligjet e paketës anti-KÇK që pritet të kalojë në qeveri e më pas në kuvend. Sipas ndryshimeve në këto ligje, i jepet më shumë kompetencë Ministrisë së Brendshme, në varësi të së cilës kalon dhe agjencia që administron pronat e krimit.

SHKARKO APP