Zbardhet e-mail i vizitës së Hillary Clinton në Shqipëri, ja si na ironizon revista amerikane!

 

Vizita historike në Shqipëri e ish- Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, e cila nuk erdhi kur po festohej 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por më herët, normalisht do prezantohej nga politika si diçka shumë e rëndësishme për vendin tonë.

Por publikimi i pjesës tjetër të emaileve të Hillary Clinton zbulon arsyen përse ajo vizitoi Shqipërinë.

Këshilltari i saj, Philippe Reines, i këshillon Clinton që në pjesën e mbetur të mandatit, të vizitojë disa shtete rastësore, sa për të plotësuar bilancin në krahasim me sekretarët e tjerë të shtetit.

Sipas tij, numri i vizitave 110 është një objektiv i arsyeshëm për t’u arritur dhe mw pas Reines i sugjeron disa vende për t’u vizituar, mes tyre Shqipëria. “Gjatë gjithë kësaj kohe, Shqipëria mendonte se vizita e saj kishte vërtet kuptim”, ironizon revista “New York”.

SHKARKO APP