Zbardhet identiteti i viktimave në Tiranë, foto nga vendgjarja

 

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një i tretë gjendet i plagosur, pasi pak minuta më parë u përfshinë në një atentat që ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”. 

Konfirmohet nga policia se janë vrarë një femër dhe një mashkull. Dy të vrarët gjendeshin në një makinë tip BMW me targa AA 675 JS, Seria 5, kur një person ende i paidentifikuar hapi zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Mësohet se autorët kanë qëlluar fillimisht  ndaj shoferit që ngiste BMW, Elvis Gacaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe u transportua në Spitalin e Traumës. Në sedijen para sipas policisë  ndodhej Aurora Askyan, dhe pas Kevin Bugova, të cilët mbetën të vrarë nga plumbat.  Në sediljen pas ka qenë edhe një vajzë tjetër,  me iniciale, E.Gj, e cila  nuk i ka shpëtuar plumbave dhe ndodhet aktualisht në komisariat.

Sipas dëshmitarëve, ndaj tyre është qëlluar me kallashnikov nga një person që po i priste në këmbë dhe më pas u largua me shpejtësi. Autori ende nuk është kapur dhe nuk dihet se u ndihmua nga të tjerë gjatë largimit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.   

Dyshimet e para  nga hetimet flasin se objekt i atentatit ishte shoferi që mbeti i plagosur, pasi njihet person me preçedentë penalë për trafik lëndësh na rkotike dhe ka qenë i ndaluar në vitin 2008. 

 "Koha Jonë" sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

 

SHKARKO APP