Zbardhet letra, Vuçiç: Pse vendosa të mos vij në Shqipëri

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka zyrtarizuar mungesën e tij për ndeshjen e sotme.

Me anë të një letre të publikuar nga “Blic”, ai shpjegon arsyet pse vendosi të mos vijë për ndeshjen, edhe pse ishte ftuar nga kryeministri Rama prej kohësh.

“Në përputhje me rrethanat, por edhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan. Si kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe u bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes. Lojtarëve tanë u uroj sukses dhe fitore, por para së gjithash luftoni për emblemën dhe flamurin e Serbisë. Do të shtoja se pavarësisht rezultatit, si kryeministër u uroj atyre shumë fitore në të ardhmen”, thuhet ne letren e Vuçiç.

Megjithatë, ai vlerëson pozitivisht marrëdhëniet me Shqipërinë dhe atë që është bërë gjatë këtyre muajve të fundit.

“Serbia dhe Shqipëria kanë punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë. Ne kemi filluar të flasim për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish­-Durrës dhe Beograd-­Podgoricë-­Tiranë-­Shkodër. Unë e di mirë se është ende më e lehtë dhe më popullore për të ngritur tensionet, sepse është gjithmonë e lehtë për të zgjedhur rrugën e rezistencës më pak dhe për të lidhur veten me urrejtje ne vend të perceptimit racional të së ardhmes. Megjithatë, unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, permes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojme një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”, thuhet ne leter.

Vuçiç raportohet se sot do të takohet me zyrtarin e lartë britanik, Philip Hammond dhe kjo duket se është një arsye më shumë për të mos udhëtuar në Shqipëri.

SHKARKO APP