Zbardhet ngjarja në Shkodër, dy të rinj tentuan të vrasin 32-vjeçarin. Çfarë rrëfeu në polici

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër ku u raportua për të shtëna me armë.  Policia e Shkodrës bën me dije se ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit por personat njiheshin me njëri-tjetrin.

Kanë qenë dy të rinjtë G.U. 23 vjeç i shoqëruar nga H. M. 32 vjeç, të cilët kanë shkuar për vrarë 32-vjeçarin T. A. Dy të rinjtë i kanë bërë pritë 32-vjeçarit duke e vëzhguar derisa ai ka zbritur nga makina ku më pas i kanë shkuar të armatosur. Por sapo i janë afruar, T. A. është përballur me armën që i kishte drejtuar G. U. Në këtë moment ka qenë H. M. i cili e ka goditur me një shufër hekuri në kokë T. A. duke i shkaktuar dëme të mëdha, por sërish ky i fundit ka rezistuar. Ahmeti u është përgjigjur me konfrontim fizik dhe në këto moment Ustabeqiri ka qëlluar me armë tre herë për të vrarë T. A. por këtë të fundit e kanë falur plumbat. Pas kësaj ngjarje G. U. dhe H. M. janë larguar me anë të një makine tip ML me targa AA 250 VH.

Ndërkohë policia pasi ka zbardhur ngjarjen dhe identifikuara autorët është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa në komisariat është shoqëruar vetëm Taulant Ahmeti i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.

Ai ka refuzuar te flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikoje personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë është regjistruar një ditë më parë në qendër të Shkodrës dhe pason të të pak ditëve më parë ku në pedonalen Kolë Idromeno iu bë atentat një tjetër të ri. Gjatë kësaj ngjarje mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

SHKARKO APP