Zbardhet plagosja me armë e 43-vjeçarit, policia kap autorin pas dy orë ndjekje

Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e 43-vjeçarit H. Gj. në fshatin Balldre të Lezhës dhe ka vënë në pranga autorin.

Policia thotë se autori u kap pas dy orësh ndjekje, ndërsa iu sekuestrua edhe arma e krimit. 69-vjeçar Gj.GJ dyshohet se për motive pronësie plagosi në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet ne njoftimin e policise.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP