Zbardhet plani i arratisjes së Tafilëve

Gjithçka ka filluar me sigurimin e epikrizës dhe analiza mjekësore të falsifikuara se gruaja e Genci Tafilit ndodhej e shtruar ne qendrën spitalore universitare Nene Tereza. Ne këtë mënyrë Genci Tafili shpresonte te siguronte lejen nga burgu per te vizituar bashkëshorten. Ne planin e arratisjes ishin implikuar edhe disa gardian të burgut. Dy vëllezërit Admir dhe Genci Tafili se bashku me Fran Marashin dhe Gezim Gurin, kishin planifikuar te pajiseshin me armë, dhe të grabisnin rreth 1 milion euro në një ndërmarrje private të piketuar më parë. Këto para iu duheshin pikërisht për të mundësuar largimin nga Shqipëria pas arratisjes. Prokuroria ka kërkuar si masë sigurie “arrestin me burg” për 5 zyrtarët e burgut dhe një shtetas tjetër, të cilët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kane arrestuar shtetasin Jetmir Guzi, i cili dyshohet se është personi që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.

SHKARKO APP