Zbardhet sherri në Universitetin Bujqësor mes rektorit dhe pedagogut

Sherr me tone të larta dhe një fjalor pa etikë nga ana e rektorit të Universitetit Bujqësor është e gjithë ajo çka solli më pas masën ndëshkimore për pedagogun e këtij universiteti Dardan Shehdula.

Ora News ka siguruar audion e bisedës së tensionuar, ku pedagogut Shehdulla i thuhet hapur nga rektori se përse kishte shprehur mendimet e tij në facebookun e ish-zv/ministrit Taulant Muka, duke zbuluar se shkaku i përjashtimit të tij ishte pikërisht ky koment dhe jo fakti se nuk kishte marrë leje për tu larguar për një konferencë në Gjermani.

MusabelliuNuk të dëgjoj hiq. Ty të kam dëgjuar me dy veprimet e tua. Ke ikur pa leje dhe ato palaçollëqet me Taulantin dhe të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

ShehdulaNuk janë palaçollëqe, janë ato që mendoj. Është opinioni im.

Swiss Digital Mobile Reklama

MusabelliuTë lutem Zt. Dekan, unë nuk mund ta di se si mund të ikë një punonjës largohet nga puna pa leje. Që nga ky moment nëse vendimmarrja do të ishte në dorën time, ky nuk mund të jetë anëtar i universitetit.

Në audio dëgjohen qartë edhe kritikat e ashpra që pedagogu ka për mënyrën se si bëhet mësimi. Studentët ikin rrugëve të bëjnë praktikat, shprehet pedagogu, ndërsa rektori acarohet.

Shehdula99% e studentëve që kalojnë në farmakologji, janë tapë topi. Nuk duhet të kalojnë fare. Ta them unë me përgjegjësi të plotë. 

MusabelliuKush je ti?

ShehdulaUnë jam doktor Shehdula, kam mbaruar në Bolonja. Flas 4 gjuhë të huaja. Ky jam unë.

MusabelliuPo t’i fol! Shkon pa leje.

ShehdulaIa lash titullarit të lëndës. E di ku i bëjnë praktikat studentët e veterinarisë? I bëjnë rrugëve. I nisim rrugëve. Ku i bëjnë kërkimet shkencore këta njerëz? Ku i mësojmë ne? Nuk kemi klinikë që funksionon. Ky është problemi i vërtetë.

Pedagogu që ka kryer studimet në Universitetin e Bolonjës, Dradan Shehdula ka denoncuar faktin se në këtë universitet marrin e japin tituj si qoka, ndërkohë që laborantët bëhen profesorë dhe ai nuk ka të drejtë të futet në laboratorin, për të cilin kontribuoi për ta pajisur.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?