Zbardhet Shqipëria (FOTOLAJM)

Në të gjithë territorin e vendit moti ka qenë i paqendrueshëm gjatë natës, me reshje dëbore në vendet malore e shi në vendet e ulëta. Borë ka rënë më shumë në Qarkun e Kukësit dhe Dibrës por dhe në juglindje të vendit, në Qarkun e Korçës.

Në Bulqizë, ulja e temperaturave dhe reshjet e borës janë shoqëruar me ngrica dhe në disa rrugë duhen përdorur zinxhirë. Trashësia e borës në disa fshatra shkon deri në 30 cm.

Reshje dëbore gjatë natës, të shoqëruara me ngrica, ka pasur edhe në Korçë dhe Ersekë. Trashësia e borës është 25 cm në Dardhë dhe më pak në pjesën tjetër të qarkut. Si pasojë e ngricave, aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë. Akset e tjera janë të kalueshme pa probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës pritet një përmirësim gradual i motit, ndërsa, sipas Meteoalb, temperaturat në shkallë vendi do të luhaten nga -5°C minimumi në zonat malore deri 15°C, vlera më e lartë në vendet bregdetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?