Zbardhet skema e fajdexhinjve në Shkodër
Skema e fajdexhinjve e cila u zbulua nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës ka për denoncues ish-prefektin e Shkodrës, Paulin Radovanin. Denoncimi i Radovanit erdhi pikërisht pasi dy djemtë e tij kishin rënë pjesë e kësaj skeme fajdesh duke marrë para hua nga grupi në të cilin bënin pjesë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër.
Mësohet se për shkak të borxhit që dy djemtë e Radovanit kishin marrë pranë këtij grupi, ata i kanë sekuestruar disa prona. Kjo pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.
Elton Radovani, një nga djemtë e ish-prefektit punonte si Këshilltar Bashkiak pranë Bashkisë Shkodër. Aktualisht të dy djemtë e tij janë larguar jashtë vendit, ndërsa vetë Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.
Në këtë skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.
KOHA JONË SONDAZH

