Zbardhet skema si dy adoleshentët qëlluan me armë shefin e Policisë

Pas vetëdorëzimit të 19-vjeçarit të akuzuar për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, të tjera detaje janë zbardhur. Ilirjan Hasanaj dhe kushëriri i tij, Verzan Bajrakurtaj realizuan gjithçka. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë në motorin nga ku u qëllua me breshëri ndaj shefit të policisë.

Pasi Ilirjani ka ”mbaruar punën”, Bajrakurtaj ka zbritur nga motori dhe është larguar me vrap rreth 500 metra në një rrugë dytësore, ku më herët kishin lënë një mjet si një mënyrë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas, drejt makinës ka shkuar dhe 19-vjeçari dhe të dy janë larguar për t’ju fshehur autoriteteve. Arratia mori fund sot. Katër ditë pas atentatit, dy të rinjtë janë arrestuar. Ata kanë pranuar krimin para autoriteteve.

SHKARKO APP