Zbardhet skenari i PS për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses
PS do të presë afatin e fundit, seancën e 14 Nëntorit, për të zgjedhur 2 anëtarët e reja të Gjykatës Kushtetuese. 3 kandidatët të listuara në 3 vendet e para nga KED në seancën dëgjimore në komisionin e ligjeve kërkuan votën e deputetëve për të qenë pjesë e Kushtetueses. 8 nëntori është afati i fundit për Presidentin Ilir Meta për të zgjedhur kandidatin e 2, pas Besnik Muçit.
Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u kërkuan deputetëve në komisionin e ligjeve që të jenë ato të përzgjedhurat për 2 vakancat e Gjykatës Kushtetuese.
Tre kandidatët potenciale shpalosen para politikanëve vizionin e tyre për Gjykatën Kushtetuese, e cila prej 2 vitesh është jo funksionale.
Arta Vorpsi: E kam pasur të lidhur punën time si juriste ngushtësisht me të drejtën publike dhe specifikisht me të drejtën kushtetuese dhe të drejtat e njeriut.
Elsa Toska: Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet neutralizuese e debateve politike dhe publike.
Fiona Papajorgji: Ka ardhur koha mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet të kalojë në një stad të ri, në rrugën drejt evropianizimit.
Shqetësuese për opozitën e re ishte që Vorpsi, Toska dhe Papjorgji nuk kanë kaluar testin për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës.
A jeni pranuar ju në shkollën e magjistraturës pas përfundimit të procesit të tesimit tuaj?
Arta Vorpsi: Nuk kam konkurruar për atë vend dhe sigurisht që nuk jam pranuar.
Elsa Toska: Në testin profesional kam marrë mbi 75% të pikëve të kërkuara nga 60%, në testin e një natyre të përgjithshme nuk arrita ta marr 60%.
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur Besnik Muçin për vakancën e parë për gjykatën Kushtetuese, ndërsa me 8 nëntor i përfundon afati për anëtarin e tjetër mes Arta Vorpsit, Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës.
Ndërsa nga ana tjetër Parlamenti ka kohë deri me 14 Nëntor që të zgjedhë 2 anëtarët e Kushtetueses për 2 vakancat. Nëse Kreu i Shtetit, me pretendimin se Kuvendit duhet të zgjedhë anëtarin e 2 dhe më pas Meta të 3-tin, e kalon afatin e përcaktuar nga ligji, atëherë e para në listë Arta Vorpsi bëhet automatikisht anëtare Kushtetuese.
Në këtë logjikë në seancën e 14 Nëntori, me votat e PS dhe opozitës së re, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të jenë të përzgjedhurat e Parlamentit.