Zbardhet vendimi i Kuvendit, ja ku i kishin fshehur deputetët flakadanët që i ndezën në sallë

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, tre deputetët e opozitës, Saimir Korreshin, Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti. Përjashtimi vjen pas kërkesës së 7 deputetëve të PS, pas seancës së një dite më parë.

Në arsyetimin për përjashtimin e këtyre tre deputetëve, thuhet se Korreshi ka ndezur flakadanë n sallën e Kuvendit, të cilat në Kuvend, i kanë futur dy deputetet e lartpërmendura. Sipas vendimit, flakadanët kanë qenë të fshehura në dy çantat e zonjave, dhe më pas Korreshi i ka marrë dhe i ka ndezur.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?