Zbardhet vendimi i plotë, ja çfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës

Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë. Rama tha se ky vendim nuk ishte marrë më herët për shkak se dita e djeshme ka mbajtur të mbërthyer të gjithë kabinetin e qeverisë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve zonat më problematike. Por cfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës? Aty thuhet se do të krijohet “Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), si organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore”.

 

 

SHKARKO APP