Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH, Xhuljano Prela, identifikohen dy autorët e dyshuar

Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e efektivit të policisë Xhuljano Prela. Nga kontrolli i kamerave të sigurisë polica ka mundur të identifikoje automjetin dhe autorët e kësaj ngjarjes.

Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave. Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, deri tani dyshimet janë se ka patur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një të afërm të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?