Zbardhet vrasja e Elton Çiços, dy autorët në kërkim. 5 mln lekë për informatorët

Identifikohen autorët e vrasjes së Elton Çiços mbrëmjen e 1 majit në lokal “De Niro” në Tiranë.

Policia bën me dije se dy autorët e dyshuar janë Jani Alia dhe Renato Milloshi, të dy persona me precedent të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me strukturat qqëndrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e rrethit Tiranë pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe proçedurial kanë bërë të mundur zbulimin dhe identifikimin e  autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokal “De Niro” me datë 1 maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person i njohur si me preçedent kriminal. Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit  Jani Naim Alia 39 vjeç lindur dhe banues në Tepelenë dhe Renato Hysni Milloshi 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedent të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një konferencë të posaçme për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj i shoqëruar nga nëndrejtori Ermal Muça, tha se për të dy këta shtetas Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hodaj: “Kemi një sërë provash që dokumentojnë veprimtarinë e tyre kriminale. Për rolin e tyre nuk mund të flasim në këtë moment të parë, pasi çështja është në hetim. Policia e ka motivin, pra e ka zbuluar motivin e saj, por unë e kam të pamundur të bëj deklarata që kanë lidhje me hetimin”.

Hodaj bëri me dije se për këtë ngjarje aktualisht janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Policia apelon qytetarët të ndihmojnë me informacione për vendodhjen e dy të dyshuarve për vrasjen e Çiços, duke ofruar 500 mijë lekë për çdo informacion të vlefshëm.

Hodaj: “Policia e shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendodhjen e dy shtetasve trë shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar për vrasje. Qytetarët që kanë informacion mund të telefonojnë numrin 0694110299, duke siguruar anonimat të plotë. Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja”.

Hodaj tha më tej se “gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme të cilat kanë ndihmuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizimit kriminal të ngjarjes dhe personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje”.

autoret e elton cicos

Ne foto: Dy autoret e dyshuar per vrasjen e Elton Cicos

elton cici

Ne foto: Viktima Elton Cico dhe momenti kur u ekzekutua ne lokal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?