Zbardhet vrasja e Indrit Ndojit në Fushë-Krujë, arrestohen 2 vëllezër

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së Indrit Ndojit një ditë më parë. Në pranga përfunduan Saimir Miri, 38 vjeç dhe Landi Miri, 18 vjeç.

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / prerës dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestruar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit”, tha policia.

Policia tha se paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?