Zbardhja e atentatit ndaj Nikulajt, Çuçi: Rezultate edhe për ngjarjet e tjera

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pasi policia zbardhi atentatin ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj. Çuçi përgëzon uniformat blu dhe thotë se vijon puna me vendosmëri për të çuar para drejtësisë autorët dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e ekzekutimit kriminal.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. Profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal”, shkruan Çuçi.

Ministri thotë se po vijon puna edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat premton rezultate.

“Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë”, thotë më tej Çuçi.

SHKARKO APP