Zbarkoi drogën në Itali, gomonia kapet në Vjosë, në kërkim skafistët

Pas disa oreve ndjekje eshte sekuestruar dhe gomonja qe dyshohet se trasportonte lende narkotike.Teksa aksioni vazhdon ne ndjekje te skafisteve qe mendohet se jane larguar

Sekuestrohet pasi disa orë ndjekje gomonia që dyshohet se transportonte lëndë narkotike. Ndërkohë vazhdon aksionin për kapejn e skafistëve që janë larguar nga mjeti lundrues.

Burimet bëjnë me dije se mjeti lundrues u kap në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Operacioni për kapjen e gomones 11 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm kishte nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe u bë e mundur kapja e saj vetëm në mesitë.

“Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues” njoftoi policia.

Sipas burimeve, gomonia dyshohet se ishte nisur dy ditë më parë nga Vlora me lëndë narkotike, të cilën e ka zbarkuar në shtetin fqinj të Italisë dhe më pas ka marrë sërish rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Në momentin e kthimit gomonia është pikasur nga Guardia di Financa në ujërat territorale italiane dhe më pas është ndjekur për rreth 1 orë derisa ka mbërritur në ujërat territoriale shqiptare.

Teksa ka mbërritur në zonën shqiptare është njoftuar edhe roja bregdetare shqiptare që bashkë me Guardia di Financan kanë vazhduar ndjekjen.

SHKARKO APP