Mijëra qytetarë mbushin Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ilir Meta nuk merr pjesë (LIVE)
Vazhdon protesta e thirrur nga opozita para kryeministrisë kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Ilir Meta nuk merr pjesë.
Gazetarët e Koha Jonë, Redjon Shtylla dhe Daniel Muçaku janë në terren për të ndjekur nga afër protestën, ku po përcjellin për ndjekësit e Koha Jonë, foto, video dhe momente interesante nga ky tubim.
Ndërkohë më herët ka nisur zbarkimi në terren i efektivëve të Policisë së Shtetit dhe organizimi i tyre, ku do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.
Dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
Burime bëjnë me dije se Policia ka dhënë vetëm 4 orë leje për protestën e opozitës dhe nuk dihet nëse do të zgjasë më shumë.