Zbrazi armën ndaj vlonjatit se i ngacmoi të dashurën, kush është 23-vjeçari që vodhi 180 mijë euro?
Albert Gjonpalaj, 23 vjeç ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë së Tiranës.
Ai ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, teksa ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Kush është Albert Gjonpalaj?
Tentoi të vriste 25-vjeçarin se i ngacmoi të dashurën
Një vit më parë, 23-vjeçari sëbashku me mikun e tij Xhoni Hitaj 24 vjeç tentuan të vrasin me armë zjarri një 25-vjeçar pasi pretenduan se u kishte ngacmuar të dashurat.
Ka qenë mbrëmje e diel dhe ngjarja ndodhi në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. 24-vjeçari Hitaj dhe Albert Gjonpalaj qëlluan me armë 25-vjeçarin nga Vlora, Andrea Brigo. Ky i fundit pësoi një plagë të lehtë në kofshën e djathtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, uniformat blu të kryeqytetit gjetën tre gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë.
Vodhi 180 mijë dollarë
Në vitin 2016, kur ishte vetëm 20 vjeç, Gjonpalaj u akuzua për vjedhjen e 180 mijë dollarëve.
Albert Gjonpalaj dhe Marian Gjonpalaj ranë në prangat e policisë së Tiranës, si të dyshuar për grabitjen e 180 mijë dollarëve që iu grabitën 2 personave para Sheratonit sapo dolën nga një Exchange.
Ata i morën nga dora paratë, qëlluan me shkelm njërin dhe prej tyre dhe u larguan me motor.
Po kështu, të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë edhe në tentativën e grabitjes së një banke në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 7 prill 2016 në zonën e Kombinatit, ku autorët tentuan t’i merrnin 10 milionë lekë shtetasit E.Alushi.

KOHA JONË SONDAZH

