Zbriti të kontrollojë mjetin, gruaja gjen vdekjen nga një makinë tjetër
ELBASAN – Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, 10 shtator 2016, në aksin rrugor Librazhd – Elbasan.
Policia informon se mjeti tip Benz veturë me targa A A 203 CA ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Murrashit.
Çifti i bashkëshortëve me banim në Pogradec që udhëtonte në makinë kanë zbritur për të kontrolluar nëse mjeti ka dëmtime.
“Më pas mjeti tjetër minibuz me targa A A 986 I F drejtuar nga shtetasi R. S , 40 vjeç, banues në Korçë, që po lëvizte në këtë aks rrugor ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen M. B, 38 vjeçe e cila udhëtonte në makinën tjetër”
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat.
KOHA JONË SONDAZH

