Zbulimi i fshatit nënujor në Shqipëri, daton para 8000 vitesh
Në liqenin e Ohrit në Shqipëri, një grup shkencëtarësh zbuluan atë që dikur ishte një kompleks shtëpish prej druri. Ato besohet se janë përdorur rreth 8 mijë vjet më parë dhe sipas llogaritjeve datojnë pikërisht mes 6-mijëshit dhe 5 mijë e 800-ëshit përpara Krishtit.
“Është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar dhe më i vështirë, i cili duhet shpjeguar përse këta njerëz zgjodhën të kishin këtë lloj arkitekture”, thotë Adrian Anastasi, arkeolog.
Një nga hipotezat është se njerëzit donin të mbroheshin. Gjatë një prej zhytjeve të shumta, arkeologët gjetën prova që sugjeronin se mijëra pjesë dërrase me thumba përdoreshin si barrikada mbrojtëse.
KOHA JONË SONDAZH

